Mandzukic zbulon të ardhmen e Modric në “Instagram”…

Futboll

Mandzukic zbulon të ardhmen e Modric në “Instagram”…

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 23:44
Mandzukic dhe Modric

Modric po, Modric jo! Milano zikaltër po bën vazhdimisht pyetje për përfundimin e dilemës për të ardhmen e kroatit. Zërat që vijnë nga Madridi janë shumë kontrakditore.

Ndoshta, një e dhënë për këtë rebus të madh të merkatos mund të vijë në mënyrë indirekte nga Mario Mandzukic, gjithnjë nëse nuk është një provokim i studiuar mirë në rrjetet sociale (që duke parë komentet e tifozëve duket i arrirë).

Sulmuesi kroat i Juventus ka postur në faqen e tij në “Instagram” një fotografi me mesfushorin e Real Madrid, shoqëruar me fjalinë: “Vera mbaroi. Erdhi koha të kthehemi në klubet tona përkatëse.”

Pra, nëse Mandzukic do të kthehet në Torino, ka shumë gjasa që Luka të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid. Inter shpreson që “jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat