Shqiptari që shtyri rreth 20 mijë boshnjakë të brohorasin midis stadiumit UÇK, UÇK, UÇK!

Futboll

Shqiptari që shtyri rreth 20 mijë boshnjakë të brohorasin midis stadiumit UÇK, UÇK, UÇK!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2018 Në ora: 11:38
Arsim Plepolli është i pari ulur në ekipin Bosna Visoko në vitin 1999

Ish futbollistit të mirënjohur, Arsim Plepolli, iu kujtohet sikurse sot pranvera e vitit 1999, kur në midis Zenicës shënoi tre gola kundër Çelikut dhe për një moment shpërtheu i tërë stadiumi me brohoritje: OVKA (UÇK, UÇK, UÇK...).

Image

Atëkohë Plepolli luante për ekipin e Bosna Visoko, ishte në formën më të mirë të mundshme. “Në Kosovë ishte luftë, ndërsa unë si futbollist luaja për klubin boshnjak Bosna Visoko.

Image

Një ndjenjë që nuk harrohet kurrë, kur i tërë stadiumi në Zenicë ngritët në këmbë dhe me brohoritje: OVKA (UÇK, UÇK, UÇK...).

Image

Në një moment u emocionova shumë dhe mu mbushen sytë me lot, mendjen e kisha në Kosovë, nuk e dija se çfarë po ndodhë, ishte kohë lufte dhe vazhdimisht vinin lajme të ndryshme për serbët që bënin masakra”, kujton Plepolli kohën e para 19 viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat