Pavon mund të jetë përforcimi i radhës te Roma

Futboll

Pavon mund të jetë përforcimi i radhës te Roma

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 12:53
Cristian Pavon

Klubi italian ka qenë mjaft aktiv në këtë afat kalimtar.

Pasi dështoi të transferonte Malcom, të cilin ia rrëmbeu Barcelona, drejtori sportiv i Romës, Monchi është në kërkim të lojtarëve të tjerë me profil të ngjashëm me atë të brazilianit.

Emri i fundit që përmendet në shtëpinë verdhekuqe është ai i Cristian Pavon.

Argjentinasi, i cili luan me Boca Juniors, kushton rreth 35 milionë euro, çmim ky i përballueshëm për Romën, e cila synon të përforcohet edhe më shumë në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

22-vjeçari ishte pjesë e Argjentinës në Botërorin që u zhvillua në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat