Vieri: Juventus ka fituar lotarinë, Milan ka bërë një super lëvizje

Futboll

Vieri: Juventus ka fituar lotarinë, Milan ka bërë një super lëvizje

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:05
Christian Vieri

Këto kanë qenë fjalët e Christian Vieri, ish-sulmuesi i Inter, Milan dhe Juventus, në lidhje me blerjen e bujshme të bardhezinjve. “Ka qenë një goditje e pabesueshme, ata kanë marrë më të mirin, nuk ka fjalë. Vetëm fakti që Cristiano ka pranuar të vijë në Itali tregon sa e madhe është Juventus. Seria A do të jetë më e bukur dhe më tërheqëse”, ka vazhduar ish-futbollisti.

Për Inter-in: “Luciano Spalletti është një trajner i madh, më pëlqen mënyra si i kontrollon skuadrat e tij. Zikaltrit po krijojnë një grup të mirë dhe kanë bërë lëvizje të mira edhe në merkato. Besoj se nuk është mbyllur akoma. Inter duhet të luajë gjithmonë në Champions League, nuk mund të ndodhë ndryshe”.

Për Milan-in: “Higuain ka qenë një blerje e madhe. Kuqezinjtë kishin nevojë për një sulmues që të ishte gati. Një super blerje! Më pas, ata kanë edhe shumë lojtarë të rinj në ekip, mbrojtja është pothuajse e gjitha italiane dhe me shumë perspektivë… Me pak fjalë, edhe Milan duhet të kthehet shumë shpejt në nivele të caktuara Do të kemi një kampionat argëtues dhe një luftë të çmendur për zonën Champions”, ka thënë Vieri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat