Faqja e specializuar “Playerratings.net” ka llogaritur çmimin e saktë të Neymar: 140/180 milionë euro dhe jo 222 milionë, shifra e paguar nga PSG.
Por cili do të ishte çmimi i kampionëve të së kaluarës? Në krahasimin cilësi/çmim operacionet më të mira do të kishin qenë Platini tek Juventus dhe Van Basten te Milan.
“Playerratings” ka zbuluar edhe kampionatin e së shkuarës me vlerën më të madhe. Bëhet fjalë për Diego Armando Maradona-n, për të cilin PSG do të duhej të kishte shpenzuar 345 milionë euro.