Viti i çmendurive për portierët; S’ndodhte prej thuajse 2 dekadash

Futboll

Viti i çmendurive për portierët; S’ndodhte prej thuajse 2 dekadash

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 17:27
Transferimi i talentit Kepa Arrizabalaga te Chelsea vendosi një primat të ri, pasi ai u bë portieri për të cilin është paguar më shumë ndonjëherë.

Mbrojtja më e mirë është sulmi dhe nëse këtë e nis që nga porta, atëherë është akoma edhe më optimale.

Po mbyllet merkatoja e verës në shumë nga ligat europiane, por ende pa rënë gongu në shumë liga prestigjioze, u regjistruan dy rekorde në pak javë.

Nëse në Serie A zgjodhën t’i besojnë bomberave të racës si Cristiano Ronaldo apo Higuain, në vende të tjera preferojnë shpenzime për portierët, madje në shuma që kalojnë kufijtë e logjikës për një rol të tillë.

Transferimi i talentit Kepa Arrizabalaga te Chelsea vendosi një primat të ri, pasi ai u bë portieri për të cilin është paguar më shumë ndonjëherë.

Stafi teknik e bindi pronarin Roman Abramoviç të shpenzonte 80 milionë Euro për mbrojtësin ekstrem të Atletik Bilbaos. Kjo shumë thyen rekordin e mëparshëm të vendosur po në këtë sesion merkatoje, kur Alison Becker u transferua nga Roma te Liverpul për 75 milionë Euro.

Këto çmime për një lojtar brenda kuadratit nuk shiheshin që prej thuajse dy dekadash. Më parë në vitin 2001 Juventus pagoi mbi 100 miliardë Lireta prë Gianluigi Buffon. 75 miliardë ishin në para dhe 30 miliardë u vlerësua kartoni i Bakinit. Pikërisht në vitin e lamtumirës së legjendës nga skuadra torineze, bufon u kalua në këtë rekord merkatoje.

Ai që iu afrua këtyre shifrave në vitet e fundit ishte Manchester City me 40 milionë Euro për Ederson, apo Pickford që u pagua 30 milionë ende para se të cilësohej zbulimi i botërorit rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat