Isco zbulon planin e Perezit

Futboll

Isco zbulon planin e Perezit

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 19:43
Isco zbulon planin e Perezit

Ende mund të ndodhin shumë gjëra te Real Madrid. Klubi bardhë ka shumë fronte të hapura dhe në dhomat e zhveshjes janë në pritje të asaj që do të ndodhi me përforcimet. Shumë të vëmendshëm janë yjet e ekipit si, Isco Alarcon.

Spanjolli, sipas portalit “Don Balon”, ka zbuluar një operacion që Florentino Perez kërkon ta përshpejtojë në ditët e ardhshme dhe do të ishte një bombë e vërtetë: nënshkrimi i Thiago Alcantara. Me largimin e Mateo Kovacic, Lopetegui ka kërkuar një nënshkrim për mesfushën dhe Florentino Perez është i bindur të hidhet në sulm për mesfushorin e Bayern.

Thiago ka qenë për shumë kohë në listën e Real dhe tani duket momenti përfundimtar për t’u hedhur në sulm për të. Bavarezët janë të hapur për ta shitur ish-lojtarin e Barcelona-s.

Një nënshkrim që do të ishte një goditje shumë e fortë për Barcelona-n dhe për vetë ambientin katalanas, ku Thiago ka shumë miq. E vërteta është që Florentino Perez do të tentojë nënshkrimin. Dhe në “Bernabeu” mendojnë se është çështje ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat