Pasi doli nënkampion me Kroacinë, ja vendimi që pritet të merret për Daliç nga federata

Futboll

Pasi doli nënkampion me Kroacinë, ja vendimi që pritet të merret për Daliç nga federata

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 22:19
Zlatko Daliç

Zlatko Daliç do të vijojë të qëndrojë në krye të kombëtares nënkampione të botës në futboll, Kroacisë.

“Për mua ishte shumë e rëndësishme të diskutoja hapur me presidentin, të gjitha temat e mundshme. Falënderoj Davor (Suker) për mirëkuptimin për gjithçka që nuk e kam konsideruar korrekte”, është shprehur trajneri kroat, me një eksperiencë të shkurtër edhe në krye të Dinamos në Shqipëri, pas takimit me presidentin e Federatës kroate të Futbollit.

“Mendoj se i kemi zgjidhur këto probleme, kështu që presim të ecim përpara për sfidat e reja që na presin”, është shprehur Daliç.

Për Daliç parashikohet një rinovim i kontratës deri në fund të Europianit të vitit 2020. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet pas takimit të ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv të Federatës kroate të Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat