Zyrtare: Michy Batshuayi transferohet në La Liga

Futboll

Zyrtare: Michy Batshuayi transferohet në La Liga

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:07
Michy Batshuayi

Michy Batshuayi është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi belg në sezonin e ri do të mbajë veshur fanellën e skuadrës spanjolle, Valenica.

Në një komunikatë të lëshuar nga Valencia, thuhet se kanë arritur marrëveshje me Chelsea për huazimin një vjeçar të Michy Batshuayi.

“Valencia këtë të premte ka arritur marrëveshje me Chelsea për transferimin e Michy Batshuayi deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e skuadrës spanjolle.

24 vjeçari belg, pjesën e dytë të sezonit të kaluar ka qenë pjesë e Borussia Dortmundit në Bundesligë, ku ka realizuar edhe shtatë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat