Goli i Pogbas e hap Ligën Premier, francezi nuk feston

Futboll

Goli i Pogbas e hap Ligën Premier, francezi nuk feston

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 21:40
Paul Pogba

Paul Pogba e ka dërguar në epërsi Manchester Unitedin në përballje me Leicesterin.

Ishte minuta e dytë kur vendasit fituan penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë nga lojtarët e Leicester.

Pas një minute nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Paul Pogba.

Ky është goli i parë në Ligën Premier për edicionin 2018/2019.

Francezi nuk festoi duke iu dhënë më shumë zjarr fjalëve se ai do të largohet nga klubi.

Pas tij qëndron Barcelona që ka bërë disa oferta për lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat