Pas Bonuccit, edhe Kalinic tregon shenja mosrespekti ndaj Milanit, ja deklarata e sulmuesti të ri të Atletico Madridit

Futboll

Pas Bonuccit, edhe Kalinic tregon shenja mosrespekti ndaj Milanit, ja deklarata e sulmuesti të ri të Atletico Madridit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 09:52
Nikola Kalinic

Fjalët e para zyrtare në cilësinë e futbollistit të Atletico Madrid për Nikola Kalinic. “Jam shumë i lumtur që mund të luaj në këtë stadium të ri dhe që munda të vij këtu te Atletico. Jam i lumtur që ndodhem në një klub të madh që luan gjithmon në Champions League”, deklaroi kroati, i cili duhet të angazhohet shumë për të gjetur hapësirë në skemat e Simeone, që ka në dispozicion një kontigjent plot me yje.

“Premtoj të jap gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje. Fatmirësisht ndodhem mes shumë futbollistëve të mëdhenj dhe me një trajner të madh. Jam i lumtur që luaj në një skuadër e cila konkuron gjithmonë në Champions League, dhe çdo vit lufton për pozicionet kryesuese”, u shpreh kroati Kalinic, duke mos kursyer edhe thumbimin e Milan, që për të dytin vit radhazi do të luajë në UEFA Europa League. Nikola Kalinic do të provojë të rifillojë karrierën e tij me fanellën e Colchoneros. Për tre sezonet e ardhshme do të mbajë veshur fanellën me numrin 9, që më parë ka qenë në pronësi të Fernando Torres, një prej legjendave të Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat