Ylli kroat i Barcelonës, pranë kalimit te super klubi gjerman

Futboll

Ylli kroat i Barcelonës, pranë kalimit te super klubi gjerman

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 14:56
Ivan Rakitic

Bayern Munichu është skuadra e fundit e cila ka hyrë në garë për transferimit e mesfushorit kroat të Barcelonës, Ivan Rakitic, raporton Mundo Deportivo.

Paris Saint-Germaini dhe Monaco janë gjithashtu të interesuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit, por ata tani do të duhet të luftojnë edhe kundër kampionet gjerman, Bayern Munichut..

Barcelona nuk dëshiron ta shesë Rakiticin e as Rakitici nuk dëshiron të largohet nga klubi katalonas. E tani që kanë mbetur vetëm edhe 20 ditë deri te mbyllja e afatit kalimtar, Barcelona do ta kishte të vështirë të gjente një zëvendësim për të. Për këto arsye, largimi i tij duket i pamundur.

Rakitic këtë verë ishte pjesë e skuadrës së Kombëtares së Kroacisë, ku arriti të marrë medalje të argjendtë. Ai, së bashku me Luka Modricin e Real Madridit, ishin ndër lojtarët më të rëndësishëm për suksesin e Kroacisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat