Tottenham fiton në Newcastle

Futboll

Tottenham fiton në Newcastle

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 15:35
Tottenham

Tottenham e ka nisur me fitore kampionatin anglez, teksa ka mposhtur 2-1 Newcastle në “St.James Park” në një sfidë ku ka ndodhur gjithçka në 45 minutat e para.

Në minutën e tetë, Jan Vertonghen kaloi në avantazh ekipin e Manuel Pochettino që gjatë gjithë merkatos së verës vuri një rekord pa blerë dhe pa shitur asnjë futbollist. 145 sekonda më vonë, Joselu realizoi golin e barazimit për “qymyrxhinjtë”, por në minutën e 18-të, Dele Alli riktheu në avantazh miqtë.

Tottenham nuk ka humbur asnjë nga ndeshjet ku Dele Alli ka shënuar. Në pjesën e dytë Tottenham u mor më shumë me administrimin e këtij suksesi shumë të rëndësishëm, ndërsa Harry Kane nuk e gjeti rrugën e golit, por mori vetëm një karton të verdhë. Sulmuesi i Anglisë nuk ka shënuar kurrë në muajin gusht gjatë karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat