Wolfsburg mposht Napolin e Ancelottit, Mehmeti shënon dy gola

Futboll

Wolfsburg mposht Napolin e Ancelottit, Mehmeti shënon dy gola

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 21:35
Admir Mehmeti

Wolfsburgi ka shënuar fitore ndaj Napolit me rezultatin 3-1 në ndeshjen miqësore mes tyre e zhvilluar të shtunën në “Volkswaneg Arena”.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për klubin gjerman pas golit të shënuar nga Josip Brekalo në minutën e 43’, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Carlo Ancelottit arriti ta barazojë rezultatin me anë të Arkadiusz Milik në minutën e 69, mirëpo Admir Mehmeti me dy golat e tij të shpejtë, njëri në minutën e 71’ e tjetri në minutën e 74’, ia siguruan fitoren klubit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat