Ronaldo zbulon lojtarin që kërkon te Juventus për të fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Ronaldo zbulon lojtarin që kërkon te Juventus për të fituar Ligën e Kampionëve

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 11:02
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo i ka bërë një kërkesë drejtuesve të Juventusit për të bërë të pamundurën për të marrë mesfushorin serb Sergej Milinkovic-Savic.

Sipas sulmuesit portugez, Savic është lojtari i përshtatshëm për të qenë fitues edhe në Europë. Nëse në Serinë A skuadra kampione e Italisë është e padiskutueshme, për të bërë hapin e madh në Europë nuk mjafton vetëm CR7, ndaj ky i fundit ka kërkuar edhe një tjetër blerje “big”.

Dhe sipas portugezit mesfushori i lazio, që kushton rreth 120 milionë euro, është i përshtatshëm për skuadrën, lajm që konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “Don Balon”. 

Milinkovic-Savic do t’i sillte më shumë kualitet mesfushës së bardhezinjve dhe në këtë mënyrë Juventusi do të ishte në gjendje të duelonte me gjigandët spanjollë në Europë. Për mesfushorin 23-vjeçar serb janë interesuar edhe disa skuadra të tjera “big” në Europë, por shuma e lartë që Lazio kërkon për lojtarin ka bërë që të gjitha skuadrat të stepen për ta blerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat