Dorëzohet Spalletti

Futboll

Dorëzohet Spalletti

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 14:13
Luciano Spalletti

Edhe pse shpreson deri në momentin e fundit që diçka të ndodhë, trajneri i Interit, Luciano Spalletti, shprehet se tashmë nuk ka më gjasa që transferimi i mesfushorit kroat Luka Modriç të ndodhë. “Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, për këto gjëra janë të tjerët që punojnë. Por fakti që një kampion i madh dhe fitues i Champions kam shprehur dëshirën për të veshur fanellën e Interit është një lajm i mirë. Megjithatë, unë mendoj se është e vështirë që ai të vijë tek ne. Nëse do të vijë, atëherë do të jemi një skuadër e fortë dhe pretendente”, tha Spalletti.

Trajneri zikaltër është me këmnë në tokë dhe shton: “Mendoj se për Interin është pak e vështirë për momentin që të marrë lojtarë të këtij kalibri. Edhe Real Madrid nuk dëshiron të heqë dorë kollaj nga një kampion i tillë, ndaj ardhja e tij në Milano më duket një mision i pamundur”. Ndaj trajneri Spalletti kënaqet me lojtarët që ka në dispozicion, me të cilët do të nisë një sezon të gjatë e të vështirë. “Jemi një ekip që duhet të përmirësohemi jnë çdo drejtim, sidomos në vijueshmërinë e ritmit të lojës gjatë 90 minutave, të mos e ulim siç na ndodh shpesh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat