Ajeti, ndër protagonistët e fitores së Baselit

Futboll

Ajeti, ndër protagonistët e fitores së Baselit

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2018 Në ora: 18:20
Ajeti, ndër protagonistët e fitores së Baselit

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, shënon golin e dytë në edicionin e sivjetshëm në Kampionatin e Zvicrës. Ai e ndihmoi Baselin për të shënuar fitore të ngushtë me rezultat 3:2 kundër Sionit, në derbin e javës së katërt.

Në një ndeshje dramatike deri në fund, Baseli shënoi fitoren e dytë në kampionat dhe aktualisht renditet në pozitën e katërt me 7 pikë, një më shumë se Sioni që renditet i pesti dhe ka pesë me pak se kryesuesi njëherësh kampioni në fuqi Young Boys nga Bernë. Në minutën e parë, Albian Ajeti, në pozitë të volitshme nga rreth 11 metra, me goditje të saktë kaloi në epërsi (1:0) Baselin.

Ndeshje deri në fund ka qenë dramatike dhe u shënuan gjithsej pesë gola. Ajeti luajti deri në minutën e 88-të dhe ishte ndër protagonistët e kësaj fitore të madhe. Për Baselin shënuan: Ajeti (1'), Frei (28'), Neitzke (72'-autogol) dhe për Sionin: Uldrikis (40' e 56'). Pajtim Kasami u paraqit i plotë për Sionin, por të pafat që të kthehen me një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat