Milani dhe Roma në ‘luftë’ për Promes

Futboll

Milani dhe Roma në ‘luftë’ për Promes

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 00:47
Quincy Promes

Të dy ekipet italiane, Milani dhe Roma duan shërbimet e yllit holandez, Quincy Promes, por Spartak Moska dëshiron 25 milionë euro për anësorin e sulmit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Rossonerët i janë bashkuar Romës në garën për shërbimet e holandezit 26-vjeçar.

Ai luan kryesisht në anën e majtë të sulmit me tre, por gjithashtu mund të bëjë punë edhe në të djathtë apo edhe si sulmues i dytë.

Këto shkathtësi e bëjnë atij një alternativë të vlefshme për skuadrën e drejtuar nga italiani Gennaro Gatusso.

Kjo pasi, Promes do të mund të luante në vend të Susos, Fabio Borinit dhe Hakan Calhanoglut.

Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë edhe aq i lehtë pasi skuadra ruse nuk e vlerëson pak lojtarin e saj.

Spartak Moscow i ka vendosur çmimin prej 25 milionë eurosh, pasi ai është nën kontratë deri në qershor të 2021.

Promes që nga bashkimi i tij me klubin rus ka zhvilluar 127 ndeshje dhe ka shënuar 64 gola, teksa ka pesë gola në 28 paraqitje për Holandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat