Skuadra e futbollit Shkupi e ka filluar sezonin e ri futbollistik me barazim në Kratovë ndaj skuadrës së Sielksit 1:1. Shkupi e filloi mirë, duke kontrolluar lojën dhe rastin e parë e kishte që në minutën e shtatë me kanosjen e parë nga Bllazhe Ilijoski, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, edhe futbollisti i ri i Shkupit, Suhejl Muharemi kishte rast. Në minutën e 18-të, përsëri 17 vjeçari Muharemi ishte para portës, por mbrojtja vendase largoi kanosjen. Edhe në minutën e 31-t, Muharemi ishte në qendër të vëmendjes, me një goditje nga distance që përfundoi në duart e portierit.
Sileksi pa asnjë rast konkret erdhi deri te avantazhi, kur në minutën e 35-t, një rast shumë i dyshimtë referi Meçkarovski me ndihmësin e tij akorduan penalti, të cilën në gol e shndërroi Essengue. Me këtë rezultat u shkua në pushim.
Shkupi pjesën e dytë e filloi edhe më i sigurtë dhe më ashpër. Stojkoski në minutën e 57-t u kanos me goditje, ndërsa më pas edhe Broja e bëri të njëjtën, por portieri nikoqir Stefanoviq nuk lejoi të tundet rrjeta e tij. Menjëherë në aksionin e radhës, Ermedin Adem që kishte karton të verdhë ndëshkohet me të dytin për të marr automatikisht të kuqin, me çka Shkupi mbeti me 10 lojtarë. Përkundër kësaj skuadra bardh e kaltër luajti shumë mirë dhe me shumë karakter kontrolloi më shumë se 30 minuta pa një futbollist.
Pas disa rivënieve nga këndi, në minutën e 70-të, një prej futbollistëve të Sileksit luajti me dorë, që referi Meçkarovski të akordon në pikën e bardhë, ndërsa Ilijoski arrin që ta shndërrojë në gol të barazimit.
Deri në fund Shkupi jo vetëm që arriti të mbrohet, por vazhdoi të kërkojë edhe golin e fitores, por duke mos arritur ta bëjë atë.
Ndeshjen e radhës Shkupi është nikoqire në Çair, kur do të pret Akademija Pandevin.
Shkupi: Zendeli, Tipuriç, Bilali, Muaremi (Veliu ’74), Broja, Ndong, Krivanjeva (Zango ’46), Ilijoski, Vujçiç, Stojkoski (Jahja ’90), Adem.
Sileksi: Stefanoviq, Bllagojeviq, Drashkoviq, Duranski, Mbella, Millosavjeviq (Aleksovski ’62), Ristovski, Essengue (Grozdanoski ’82), Mileknkovski, Panovski, Dodev (Desniq ’71).
Liga e Maqedonisë
Rabotniçki-Renova 3:4
Shkëndija-Vardari 2:2
A. Pandev - Makedonija GP 2:1
Pobeda-Bellasica 1:0
Sileksi-Shkupi 1:1
Tabela
1. Renova 1 1 0 0 4:3 3
2. A. Pandev 1 1 0 0 2:1 3
3. Pobeda 1 1 0 0 1:0 3
4. Vardari 1 0 1 0 2:2 1
5. Shkëndija 1 0 1 0 2:2 1
6. Sileksi 1 0 1 0 1:1 1
7. Shkupi 1 0 1 0 1:1 1
8. Rabotniçki 1 0 0 1 3:4 0
9. Makedonija GP 1 0 0 1 1:2 0
10. Bellasica 1 0 0 1 0:1 0