William tregon problemet me ish trajnerin e Chelsea-s

Futboll

William tregon problemet me ish trajnerin e Chelsea-s

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 16:51
Lojtari i Chelseat, Willian dhe Antonio Conte

Lojtari i Chelseat, Willian, ka thënë se nuk kishte asnjë mundësi që ai të qëndronte në klubin londinez nëse nuk do të largohej ish-trajneri, Antonio Conte. Por, ai tani është i lumtur duke luajtur nën Maurizio Sarri

Barcelona ishte e interesuar për transferimin e Willianit nga Chelsea këtë verë, por ata u refuzuan për shkak se londinezët kërkonin të paktën 75 milionë euro. Për të kishin shprehur interesim edhe Manchester Unitedt.

30-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të skuadrës së Conte, por ata në fund patën disa mosmarrëveshje. Madje, Williani në foton që e kishte postuar në Instagram me të gjithë skuadrën pas fitores së FA Cup, e kishte mbuluar Conten me një emotikon.

“A do të isha këtu nëse Conte do të kishte qëndruar? Nuk ka asnjë mundësi. Jo, por tani jam këtu”, ka thënë Willian.

“Tani kemi stil tjetër të lojës. Trajneri na thotë të luajmë, të kënaqemi në fushë, por me përgjegjësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat