Zyrtare: Locatelli largohet nga Milan

Futboll

Zyrtare: Locatelli largohet nga Milan

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:05
Manuel Locatelli

Skuadra ‘rossonere’ ka bërë të ditur se ka dërguar në huazim te Sassuolo mesfushorin 20 vjeçar, Manuel Locatelli.

Në njoftimin e Milanit, thuhet se Locatelli është dërguar në huazim te Sassuolo, me obligim të blerjes në fund të sezonit.

Locatelli ka qenë pjesë e Milanit si fëmijë, ndërsa debutimin për skuadrën e parë e ka bërë në vitin 2016.

Në 48 paraqitje për Milanin, ai ka shënuar vetëm dy gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat