‘Plisat’ godasin Mirel Josën: Nuk jemi klub e as qytet për eksperimentet tuaja!

Futboll

‘Plisat’ godasin Mirel Josën: Nuk jemi klub e as qytet për eksperimentet tuaja!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2018 Në ora: 12:04
‘Plisat’ godasin Mirel Josën: Nuk jemi klub e as qytet për eksperimentet tuaja!

‘Plisat’ nuk pajtohen me humbjen e Prishtinës me rezultat 2:1 kundër Dritës nga Gjilani, në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll, e zhvilluar të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  ‘Plisat’ nuk kanë përmendur emra, por sigurisht ky mesazh shkon për trajnerin Mirel Josa. “Jemi në krizë! Jo në tribuna po në fushe.

Edhe sa ndeshje duhet t'i mbushim stadiumet në mënyrë që qyteti i Prishtinës të gëzohet me një fitore?! Edhe sa arsyetime do t'i dëgjojmë për dështimet e njëpasnjëshme? E keni ndryshuar mendësinë e Prishtinës, nga një ekip mbizotërues e keni shndërruar në ekip inferior.

Image

Prishtina nuk mund te vazhdoje në këtë gjendje. Nuk jemi klub e as qytet për eksperimentet tuaja. DUAM FITORE! E vetmja zgjidhje sivjet është: KAMPION!”, shkruan në faqen e ‘Plisave’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat