Tottenhami kërkon falje për vonesën

Futboll

Tottenhami kërkon falje për vonesën

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 17:54
Tottenhami kërkon falje për vonesën

Rindërtimi i White Hart Lane pritej të përfundonte më 15 shtator në ndeshjen mes Spurs dhe Liverpool, por ditën e hënë doli lajmërimi se ka pasur probleme me sistemet e sigurimit çka do të thoshte se ajo ndeshje dhe tjetra ndaj Cardiff do të luheshin në Wembley.

“Vonesat janë normale, sidomos kur bëhet fjalë për një ndërtesë aq komplekse dhe të madhe, gjithsesi na vjen shumë keq për problemet që na kanë dalë në këtë pikë të projektit,” shprehet klubi nëpërmjet një komunikate.

“Vendimi ishte i pashmangshëm, pasi bëhet fjalë për sigurinë e tifozëve. Donim t’i kërkonim falje tifozëve për vonesën. E dimë shumë mirë që jeni të zhgënjyer pasi mezi po prisni të riktheheni në shtëpi dhe ne do të bëjmë çmos t’i mbyllim problemet sa më shpejtë.

“Skuadra e ndërtimit po punon pa pushim për të zgjidhur problemet dhe do t’ju njoftojmë për çdo të re. Faleminderit për mbështetjen në këtë moment të vështirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat