E bujshme nga Argjentina, Messi refuzon kombëtaren. Gati lamtumira…!

Futboll

E bujshme nga Argjentina, Messi refuzon kombëtaren. Gati lamtumira…!

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 21:40
Lionel Messi

Lionel Messi i thotë jo kombëtares, të paktën për momentin. Lajmi ka bërë bujë nga Argjentina, me të përditshmen “Clarin” që citon burime nga federate, duke sqaruar se “Pleshti” ka paralajmëruar qëllimin e tij për të mos iu përgjigjur ftesave të ardhshme për grumbullim, në kuadër të miqësoreve të planifikuara në SHBA, kundër Guatemalas dhe Kolumbisë, respektivisht më datë 7 dhe 11 shtator.

Futbollisti argjentinas jashtë serie, fitues i freskët i trofeut të Superkupës së Spanjës, me të cilën shkoi në kuotën e 33 trofeve të fituar në karrierë me fanellën blaugrana, supozohet se refuzimin e tij ia ka parashtruar direkt Lionel Scaloni, trajnerit aktual të përkohshëm, në pritje që Federata e Argjentinës të emërojë pasardhësin e Jorge Sampaoli.

Bëhet fjalë për pushimin e dytë reflektiv për “Pleshtin”, pas asaj tërheqje të bujshme në vijim të zhgënjimit si pasojë e dështimit në finalen e Kupës së Amerikës. Edhe asaj kohe druhej se Messi mund të vendoste të jepte lamtumirën përfundimtare përfaqësueses bardhekaltër, por kësaj here frika duket edhe më e bazuar.

Sepse Botërori në Rusi, me eliminimin nga Franca, ka shënuar një tjetër goditje të fortë ndaj aspiratës së argjentinasit fantastik, dhe sidomos sepse federate argjentinase duket e dominuar nga një pasiguri, aq sa ka humbur besimin e të gjithë ambientit, mbi të gjithë të vetë Messi. Heshtja e gjatë e “Pleshtit”, që në fakt nuk ka folur kurrë pas eliminimit nga Botërori, nuk lë të kuptohet asgjë të mirë. Media argjentinase ka lëshuar tashmë alarmin, duke lënë të kuptohet se kurrë më parë si në këtë moment, Messi ndihet jashtë Selecion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat