Mbeturinat pushtojnë edhe Stadiumin “Fadil Vokrri”

Futboll

Mbeturinat pushtojnë edhe Stadiumin “Fadil Vokrri”

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:10
“Fadil Vokrri”

Ndeshja e parë në stadiumin e rinovuar të Prishtinës tashmë të quajtur “Fadil Vokrri” u zhvillua të hënën mes Dritës dhe Prishtinës në kuadër të Superkupës së Kosovës.

Rreth 10 mijë tifozë ishin mbledhur në stadiumin e qytetit për të përcjellë këtë ndeshje.

Kjo ndeshje është  vëzhguar  edhe nga drejtues  të UEFA-s, të cilët ende nuk e kanë dhënë verdiktin final rreth licencimit të stadiumit.

Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës kishte bërë të gjitha përgatitjet rreth sigurisë së tifozëve dhe kishte bërë gjithçka në mënyrë që mos të lejohet futja e gjësendeve në stadium,  tifozët nga Gjilani ‘Intelektualët’  kishin gjetur një mënyrë që mjetet piroteknike t’i fusin brenda dhe t’i hedhin  gjatë lojës.

Ndeshja u zhvillua të hënën, të martën ishin përfaqësues të UEFA-s për vlerësim edhe gjatë ditës në stadium e të mërkurën përreth tij, gjendja ishte e tmerrshme.

Mbeturinat e kanë mbuluar përreth Stadiumin, e kompania për pastrimin e saj nuk është marr me këtë çështje.

Një imazh si ky, ishte pamja e parë që ekipi i UEFA-s do e mbajnë si kujtim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat