Milani thumbon Interin

Futboll

Milani thumbon Interin

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 13:34
Diego Laxalt

Milan nuk ndalet në merkato. Pas afrimit të Bakayokos dhe akordit që është vetëm një hap larg me Samu Castillejon, kuqezinjtë janë shumë pranë Diego Laxalt. 25-vjeçari është i vlerësuar nga Genoa 18 milionë euro. 2 klubet kanë rëndë dakord dhe për formulën e transferimit, ku Milani do të paguajë 14 milionë euro menjëherë e 4 të tjera në formë bonusesh. Për uruguianin bëhet fjalë për një rikthim në Milano pas eksperiencës me Interin.i 11 milionë do të vijnë nga Genoa për pagesën e detyrueshme që skuadra e Preziosit do të bëjë për sulmuesin Gianluca Lapadula, me këtë të fundit i cili është shumë pranë Frosinones. Genoa do të derdhë tek kuqezinjtë që tani pagesën, që ishte parashikuar të jepej në vitin 2019. Marrëveshja është shumë pranë mbylljes, ndërkohë që të dyja palët mund të kenë folur edhe për kartonin e Andrea Bertolaccit.

E për sa i përket Castillejos, pritet që Leonardo të udhëtojë në orët e ardhshme drejt Valencias për të takuar drejtuesit e Villarreal. Takim që pritet të japë dritën jeshile për marrëveshjen, duke sistemuar detajet e fundit. Akordi do të jetë në formën e huazimit me detyrim blerje 18 milionë euro, plus sulmuesin kolumbian Carlos Bacca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat