Kroacia mbetet edhe pa një yll

Futboll

Kroacia mbetet edhe pa një yll

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 15:06
Subashiç

Pas largimit nga kombëtarja e Kroacisë e Vedran Colukas dhe Mario Manxhukiç, tani të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë edhe portieri Danijel Subasic.

Pas fitoi medaljen e argjendtë me Kroacinë në Kupën e Botës, 33-vjeçari ka vendosur të largohet nga Kombëtarja e Kroacisë.

Këtë e ka bërë zyrtare përmes një letre që ia ka dedikuar tifozëve.

Subasici ka luajtur për Kombëtaren e Kroacisë për nëntë vite. Paraqitjen e parë e bëri në vitin 2009. Gjatë kësaj kohë, ai i ka bërë 44 paraqitje me Kroacinë.

Këtë verë, ai arriti suksesin më të madh me Kombëtaren, kur fituan medaljen e argjendtë të Kupës së Botës në “Rusi 2018”.

Letra e portierit kroat:

“Të dashur tifozë të Kombëtares së Kroacisë,

Pas 10 viteve, ka ardhur koha që të ndahem nga fanella ime e preferuar. Ka qenë një rrugëtim i gjatë që nga hera e parë kur kam luajtur në vitin 2008 dhe ëndrrat e një portieri nga Zadari janë plotësuar përmes punës, mundit dhe durimit përderisa qëndronte ulur në stol, duke pritur që të bëhej numri një, ose për mua numri 23, pasi është numri im i preferuar.

Dua të falënderoj nga zemra të gjithë trajnerët. Kam mësuar diçka nga të gjithë!

Në veçanti, dua ta falënderoj Slaven Bilicin, i cili ishte i pari i cili më zgjodhi në Kombëtaren e Kroacisë dhe Zlatko Dalicin, me të cilin kemi fituar medaljen e mrekullueshme të argjendtë.

I falënderoj njerëzit nga Federata e Futbollit të Kroacisë dhe të gjithë personat rreth skuadrës së Kombëtares, të cilët ishin gjithmonë të gatshëm kur ne kishim nevojë për ta. Ata kanë bërë gjithçka që ka qenë e mundur që neve të mos na mungojë asgjë. Ata u siguruan që ne ishim të kënaqur, të lumtur dhe të shëndetshëm.

I falënderoj familjen time dhe personat afër meje, te të cilët kam pasur mundësi të mbështetem që nga dita e parë, edhe në kohët e vështira, të cilat kanë ndodhur shpesh.

E kisha marrë vendimin të largohem shumë kohë para Kupës së Botës sepse unë doja të përfundoja karrierën me Kupën e Botës. Kjo ka qenë gjithmonë ëndërr e imja.

Të gjithë në kemi një afat të skadimit dhe të gjithë e gjykojmë se për sa gjatë mund të luajmë. Ndoshta do të mund të vazhdoja për edhe një cikël, por ndoshta kjo do të ishte e tepërt.

Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët, të cilët janë duke pritur për mundësinë e realizimit të ëndrrave të tyre, ashtu siç kam bërë unë me Kroacinë. Bota është në dorën e të rinjve dhe ata janë e ardhmja e Kroacisë.

Rrugëtimi im më solli këtu, të marr medaljen e argjendtë me fanellën për të cilën e dhashë të gjithë krenarinë dhe nderin në çdo ndeshje.

Më e rëndësishmja është që unë jam i lumtur që pata mundësinë të luaj për vendin tim me fanellën më të bukur në botë.

Të gjithë ëndërronim me sy hapur pritjen që na e bënë në Zagreb, në Zadarin tim dhe në të gjithë Kroacinë. Ata ishin shumë të mirë, ishin momentet më emocionale në të gjithë karrierën time, së bashku me një muaj në Rusi, e cila ndryshoi historinë time me skuadrën e Kombëtares.

Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët, pa të cilët asgjë nuk do të kishte kuptim. Ne përjetuam momente të vështira së bashku, por edhe momente të mira. Do ta mbaj mend gjithmonë unitetin, njerëzinë dhe shoqërinë që kishim në Rusi.

Nuk dua të flas për ndeshje, e kemi bërë këtë bisedë së bashku. Të gjithë për njëri-tjetrin në fushë, duke u dhënë më të mirën tonë, duke qarë me lot gëzimi, duke luajtur të lënduar, duke pirë ilaçe si të ishin karamele.

Të gjitha këto i kemi bërë për fanellën, për popullin, për medaljen e argjendtë historike.

Unë nuk mundem as t’i krahasojë ndeshjet për klube me ndeshjet për Kroacinë. Vetëm i kujtoj ndjenjat dhe emocionet para se të fillonte himni Lijepa Nasa në çdo ndeshje,

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen pa kushte.

Do të jem përgjithmonë një prej jush", shkruan Subashiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat