Skauti i Manchester Cityt nën akuza për racizëm

Futboll

Skauti i Manchester Cityt nën akuza për racizëm

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 15:44
Dean Ramsdale

Mediat angleze raportojnë për racizëm brenda skuadrës së Manchester City.

Një skaut i Manchester Cityt raportohet të jetë përfshirë në një hetim, pasi ka përdorur fjalë fyese dhe raciste, për futbollistët e rinj me ngjyrë.

Dean Ramsdale, një zbulues talentesh i punësuar që nga qershori i vitit 2017 te City, thuhet se i është referuar disa lojtarëve me termin “BBQ” (Big, black and quick), që do të thotë të mëdhenj, të zinj dhe të shpejtë.

Gazeta The Mirror raporton, se skauti i ka përdorur këto fjalë aspak të përshtatshme në sy të agjentëve dhe kolegëve të tij tek City pak muaj më parë.

Edhe pse ai kërkoi ndjesë për fjalët e përdorura, për të thuhet se ka nisur një hetim nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat