Haziri: Drita me Superkupën, e ka bërë Gjilanin superqytet - Bota Sot
Haziri: Drita me Superkupën, e ka bërë Gjilanin superqytet

Futboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Haziri: Drita me Superkupën, e ka bërë Gjilanin superqytet

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 15:46
Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithëm të klubit të futbollit Drita, Feti Murseli

Pas triumfit në Superkupën e Kosovës në futboll, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithëm të klubit të futbollit Drita, Feti Murseli.

“Drita me Superkupën e ka bërë Gjilanin superqytet. Sukseset e këtij klubi në garat vendore, duke u shpallur kampion, pastaj në garimin për kualifikime në Ligën e Kampionëve dhe Ligës së Europës në kuadër të UEFA e në fund me triumfin në Superkupën e Kosovës, na ka bërë krenarë të gjithëve. Uroj drejtorin Feti Murseli, pronarët, lojtarët, kryetrajnerin dhe Intelektualët për këtë madhështi që e sollën në Gjilan”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, drejtori i klubit të futbollit Drita, Feti Murseli, ka falënderuar kreun e Gjilanit për mbështetjen maksimale për ta, sidomos me ndarjen e tokës për ndërtimin e stadiumit ndihmës për nevoja të klubit, i cili do të realizohet me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Ndryshe, KF Drita ka shënuar triumf historik të hënën ndaj Prishtinës (2-1) duke fituar për herë të parë Superkupën e Kosovës në stadiumin që e mban emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test