Gervinho drejt rikthimit në Serie A, e kërkon Parma

Futboll

Gervinho drejt rikthimit në Serie A, e kërkon Parma

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:11
Gervinho

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë mund të kthehet përsëri në Serie A.

Pasi transferoi nga Napoli sulmuesin Roberto Inglese, Parma po punon që në dy ditët e fundit të afatit kalimtar, të sjellë edhe dy sulmues të tjerë.

I pari është ish-sulmuesi i Romës, Gervinho, i cili aktualisht luan në kampionatin kinez, me skuadrën e Hebei.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kërkon rikthimin në Evropë dhe negociatat janë goxha të avancuara, ndërsa i vetmi detaj që po diskutohet, është paga e Gervinhos.

Përveç Gervinhos, Parma është e interesuar ta marrë në huazim edhe talentin e Interit, Yann Karamoh, i cili nuk pritet të ketë hapësira te zikaltërit këtë sezon.

Nëse arrin të kompletojë këtë treshe të sulmit, atëherë Parma që sapo është kthyer në Serie A, mund t’i shkaktojë probleme çdo kundërshtari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat