Njihuni me armën sekrete të yjeve të Premier League

Futboll

Njihuni me armën sekrete të yjeve të Premier League

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 08:20
Yjet e Premier League me Jonny Marsh

Luke Shaw nuk ka mendje të dalë për darkë pas golit të parë te Manchester United pasi po tenton të ndryshojë dietën e tij duke punësuar kuzhinierin e preferuar të Manchester City-t.

Mbrojtësi i United po bën çmos të ndryshojë dietën për të qenë sa më i shëndetshëm, synimi i tij është të ruajë vendin e titullarit.

23-vjeçari ka punësuar kuzhinierin e famshëm Jonny Marsh, me të cilin ka punuar nga afër yjet e Etihad Kevin De Bruyne dhe Ilkay Gundogan.

Marsh, i mirënjohur edhe në rrjetet sociale, gjithashtu ka ushqyer Kyle Walker dhe Zinchenko-n.

Ai gjithashtu ka ndihmuar Troy Deeney e Waford me problemet e peshës si dhe portierin e Everton Jordan Pickford.

 

Top start to the season @lukeshaw23, glad to be working with you mate ????????

A post shared by Jonny Marsh (@chef_jonnymarsh) on

Ditën e martë, Shaw ka postuar një foto bashkë me Marsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat