Kushti i çmendur / Medalje ari, ose i ndërpritet karriera lojtarit të Tottenham

Futboll

Kushti i çmendur / Medalje ari, ose i ndërpritet karriera lojtarit të Tottenham

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 09:32
Heung-Min Son

Heung-Min Son, lojtar i ekipit kombëtar të Koresë së Jugut, ishte në prag të arritjes në raundin e dytë (me eliminim direkt) në Botërorin e Rusisë, kësaj vere. Për 26-vjeçarin kjo ishte një mundësi e humbur për të mos ndërprerë karrierën e tij të futbollit. Nëse ai arrinte në 18 finale të “Rusia 2018”, atëherë do të ishte i kursyer nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, që mbizotëron në Korenë e Jugut. Atje, në ligjin aktual, burrat e kanë detyrim ta përmbushin shërbimin ushtarak pothuajse dy vite para moshës 28-vjeçare. Një goditje për “Sonny”, të cilin ushtria do ta mbajë larg nga fushat e blerta dhe në këtë mënyrë do të ngadalësojë karrierën e tij sportive edhe te Tottenham, në Premier League.

Pasi nuk ndoqi dot gjurmët e bashkatdhetarëve të tij më 2002, të cilët përmes arritjes në Kupën e Botës së atij viti shmangën shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të gjitha rrugëdaljet dukeshin të mbyllura…, por fati i kishte rezervuar një mundësi të re: Lojërat Aziatike. Një turne për U-23 vjeç, i ngjashëm me Lojrat Olimpike, në të cilin deri në tre lojtarë për përfaqësuese, që e kalojnë moshën 23 vjeç, mund të shkojnë. Një kampionat në të cilin koreano-veriorët duhet të arrijnë medaljen e artë, që lojtari i Tottenham  të shmangë shërbimin ushtarak.

“Sigurisht që qëllimi ynë është medalja e artë, por ka një rrugë të gjatë për të arritur në finale. Po mendoj shumë për Lojërat Aziatike. Ne mundëm Gjermaninë në Kupën e Botës së kësaj vere, kur askush nuk e priste. Në të njëjtën mënyrë mund të humbasim këtu kundër dikujt tjetër. Nëse ne nuk japim gjithçka në çdo lojë, do të jetë e vështirë”, – shpjegoi Heung-Min Son për “Daily Mail”, i cili nëse nuk arrin medaljen e dëshiruar, nuk do të kthehet në fushat e blerta derisa të jetë 28 vjeç.

“Sonny” po përballet me shansin e tij të fundit. Lojërat Aziatike për Korenë e Jugut fillojnë sot (14:00) kundër Bahreinit dhe medalja e arit është shpëtimi i vetëm për Heung-Min Son. Tottenham do ta mbështesë atë nga një distancë prej mijëra kilometrash nga Indonezia, ku është shtëpia e turneut aziatik. Të gjithë “Spurs” do ta mbështesin futbollistin e tyre. Ai është një lojtar i domosdoshëm për Mauricio Pochettino. Sezonin e kaluar shënoi 12 gola në Premier League dhe është një nga titullarët e formacionit të trajnerit argjentinas. Londinezët shpresojnë të mos e humbasin Son edhe përkohësisht, kështu që do të japin të gjithë mbështetjen e mundshme për “7” e tyre, që të dalë fitimtarë dhe të kthehet në klubin e tij të besuar prej vitit 2013, ku mbërriti falë 10 milionë eurove të derdhura në arkën e Leverkusen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat