Renditja më e re e FIFA-ës, ku gjendet Kosova, Shqipëria, Zvicra dhe cila kombëtare prinë?

Futboll

Renditja më e re e FIFA-ës, ku gjendet Kosova, Shqipëria, Zvicra dhe cila kombëtare prinë?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2018 Në ora: 11:14
Kosova

Në renditjen më të re të FIFA-s, e cila është publikuar sot, kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbesin aty ku ishin muaj më parë. Kosova mbetet në vend të 141-të me 1080 pikë të përgjithshme (197 pikë e përparshme), kurse Shqipëria ishte e 58-ta dhe aty është edhe tani me 1384 pikë të përgjithshme (538 pikët e përparshme). Në krye të ranglistës është Franca, kampion i botës me 1726 pikë, e ndjekur nga Belgjika. Kombëtarja e Zvicrës që kishte në përbërje në kampionatin e fundit botëror, si futbollistët Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili, renditet në vend të tetë me 1597 pikë.

Në top 10-she

1. Franca    1726

2. Belgjika  1723

3. Brazili     1657

4. Kroacia  1643

5. Uruguai 1627

6. Anglia    1615

7. Portugalia 1599

8. Zvicra     1597

9. Spanja    1580

9. Danimarka      1580

11. Argjentina 1574 pikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat