Juventusi vendos për të ardhmen e Pjaniq

Futboll

Juventusi vendos për të ardhmen e Pjaniq

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 13:33
Pjaniq

Mesfushori boshnjak tash e sa kohë kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane.

Juventusi u ka kthyer përgjigje negative të gjitha atyre klubeve që kanë shprehur interesim, për Miralem Pjaniq.

Bardhezinjtë kanë vendosur t’ia vazhdojnë kontratën boshnjakut deri në vitin 2022. Ai kërkohej me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiola, Real Madridi dhe Barcelona.

Natyrisht që ky rinovim do të thotë edhe rritje page.

Aktualisht mesfushori fiton 4.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që me kontratën e re, rroga e tij do të shkojë në 7 milionë euro në sezon.

Pjaniq tani do të fitojë aq sa edhe Paulo Dybala. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat