Cech starton kundër Chelsea, Leno ende nuk ka debutuar me Arsenalin

Futboll

Cech starton kundër Chelsea, Leno ende nuk ka debutuar me Arsenalin

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:23
Bernd Leno

Bernd Leno do të pret për debutimin e tij në Premier Ligë, me çekun që do të jetë në formacionin kryesor kur do të përballet me ish klubin e tij të shtunën në Stamford Bridge

Petr Cech do të startojë në derbin e së shtunës kundër Chelsea, ka konfirmuar menaxheri i Arsenalit Unai Emery.

“Për të shtunën, vendimi ishte i lehtë”, tha Emery në konferencën për mediat të tij të enjten.

“Petr Cech do të vazhdojë të startojë në ndeshje, i besoj atij. Por nëse Bernd starton, do të thotë se i besoj edhe atij po ashtu”.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjen e Cech. Ai ka përvojë, ka kualitet, ka kapacitet. Njëjtë është edhe me Lenon. Ata janë dy portierë shumë të rëndësishëm për ne. Ata kanë kualitetin që ne e dëshirojmë dhe të dy do të luajnë sivjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat