Skuadra turke e futbollit gjen zgjidhjen për financat, blen dhi për të mbajtur klubin

Futboll

Skuadra turke e futbollit gjen zgjidhjen për financat, blen dhi për të mbajtur klubin

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:25
Skuadra turke e futbollit gjen zgjidhjen për financat, blen dhi për të mbajtur klubin

Mënyrat për të sponsorizuar një klub janë të shumta, por që një ekip futbolli të mbahet nga të ardhurat e shitjes së qumështit duket e pabesueshme. Historia e veçantë vjen nga Turqia, me ekipin turk Gulspor që ka "ndërruar" kokë më kokë 18 futbollist me 10 dhi. Duket vërtetë e befasishme se si një klub do të mbahet nga këto 10 dhi, por drejtuesit e klubit e kanë idenë e qartë: Shesim qumështin dhe të ardhurat do të përdoren për të mbuluar nevojat prioritare të klubit.
Presidenti i ekipit, Kenan Büyükleblebi tha se ai nuk ishte një investitor qeveritar apo sponsorizues për të rinjtë turq që performonin në ligat më të ulta.
"Duhet të kemi të ardhura të vazhdueshme", tha Büyükleblebi për CNN Turkey. "Fondet janë të mbingarkuara për shkak se nuk ka asnjë qeveri apo grup mbështetës koorporativ për klubet tona. Ne kemi nevojë për të marrë më shumë investime për fëmijët ".
Me shitjen e futbollistëve klubi fitoi 15,000 lira turke (pothuajse 2,600 dollarë) dhe planifikon të ketë rreth 5,000 lire ($ 863) fitim nga shitjet e qumështit për të mbuluar shpenzimet e klubit. 
"Kemi 10 dhi. Do të jetë një burim i të ardhurave për të rinjtë, "-tha Büyükleblebi, duke shtuar se ai veproi në interes të ekipit. "Ne mendojmë se dhitë mbarështuese janë fitimprurëse. Ne i kemi blerë ato për të rritur lojtarë që kemi këtu dhe për t'i bërë ata më të mirë. Presim që të kemi fitim 4,000-5,000 lira. Në të njëjtën kohë, numri i dhive do të rritet. Në fund të gjashtë viteve, ne jemi duke planifikuar të kemi 140 dhi, çka do të sillte dhe më shumë të ardhura për klubin "-shtoi ai.

Baza e klubit është në qytetin e Isparta dhe Gülspor është një nga klubet më të vjetra në Turqi, e themeluar në vitin 1954.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat