Helmut Hack në FFK

Futboll

Helmut Hack në FFK

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:26
Helmut Hack në FFK

Në selinë e FFK-së presidenti Agim Ademi, bashkë me anëtarin e KE z. Bakir Burri dhe sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu priti z. Helmut Hack nga Federata e Futbollit e Gjermanisë(DFB), që njëkohësisht është nëkryetar i Ligës së Gjermanisë.

Duke i dëshiruar mirëseardhje mysafirit nga Gjermania, presidenti Ademi u shpreh:”  Gjermania përkatësisht DFB-ja dhe njerëzit aty, gjithmonë kanë qenë të mirëseardhur edhe për faktin se DFB-ja ka qenë një mbështetëse e madhe dhe mentore e jona në të gjitha periudhat, para, gjatë dhe pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Ndër njerëzit e parë që me uruan detyrën e re ishin pikërisht nga Federata  gjermane, si nënkryetari i parë bashkë me bashkëpunëtorë. Ne kemi krijuar tashmë një bashkëpunim të mirë dhe do të vazhdojmë të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat e veçmas në ngritjen profesionale të trajnerëve dhe ekipeve. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet ta ngrisim nivelin e klubeve të superligëes.

Do të ndërtojmë fushat me bari artificial për të gjitha klubet e superligës, por ka disa klube si Prishtina e Flamurtari  që ende nuk kanë arritur të sigurojnë tokën për ndërtimin e tyre. Po ashtu ne klubet i kemi ndihmuar përmes formave të ndryshme në mënyrë që tua lehtësojmë atyre funksionimin. Ndërkaq, z. Hack ka falënderuar dhe ka uruar presidentin Ademi për detyrën e tij dhe ka sqaruar se si është i organizuar futbolli në Gjermani në dy nivelet ai profesional  dhe ai amator ku janë 25  mijë klube. Por ne i japim shumë rëndësi klubeve profesionale sepse kur ato janë në nivelin e lartë atëherë edhe federata është në nivel. Sepse një klub i madh si Bayerni e bën Federatën dhe shtetin e mirë. Prandaj mendoj se një klub siç është Prishtina duhet të ngritët shumë që ka edhe një histori por që sa e herë e vizitoi ai po përballet me vështirësi. Ndaj rekomandimi im është që të punoni sa më shumë në ngritjen e klubeve të superligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat