Lojtari i Barcelonës transferohet në Serie A

Futboll

Lojtari i Barcelonës transferohet në Serie A

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 21:02
Sassuolo

Barcelona dhe Sassuolo kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit brazilian, Marlon Santos në Serie A.

22 vjeçari nga Brazili, do të jetë pjesë e kampionatit italian nga sezoni i ri.

Është Sassuolo që ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e tij, duke paguar gjashtë milionë euro.

Në njoftimin e Barcelonës thuhet se klubi i tyre ruan të drejtën e riblerjes së lojtarit, e po ashtu edhe të drejtat ekonomike deri në 50 për qind në rast të shitjes së ardhshme.

Kjo klauzolë nuk do të vlejë nëse Marlon luan mbi 50 ndeshje me Sassuolon.

Kujtojmë se Marlon sezonin e fundit ka qenë i huazuar në Francë te skuadra e Nice.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat