Spektakël me fund të hidhur për Kukësin, i jep lamtumirën Europës

Futboll

Spektakël me fund të hidhur për Kukësin, i jep lamtumirën Europës

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 21:07
Kukësi

Ndonëse i shkoi shumë pranë përmbysjes së madhe, Kukësi nuk ia doli të shënojë atë golin deçiziv, që do ta dërgonte në fazën Play Off të Europa Leagues.

Verilindorët arritën të mposhtin me rezultatin 2-0 skuadrën gjeorgjiane të Torpedo Kutaisit, por ajo humbje 5-2 në Tbilisi bëri që të përfundonin jashtë Europës.

Në sfidën e sotme në “Elbasan Arena”, skuadra e Cungut dominoi gjithçka dhe arriti të shënojë nga një gol për çdo pjesë, të dy me protagonist sulmuesin Reginaldo.

Ky i fundit fitoi dy 11-metërsha, të cilët i shndërroi po vetë në gola, por që nuk mjaftuan për ta shndërruar mbrëmjen në festë, ndonëse Kukësi krijoi mjaftueshëm për të shënuar edhe golin e tretë.

Me eliminimin e Kukësit, Shkëndija e Tetovës ka mbetur skuadra e vetme që përfaqëson futbollin shqiptar në Europë, teksa në dy javët në vijim do të luajë takimet e Play Off-it të Europa Leagues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat