Pesë talentët që duhet t’i përcjellim këtë sezon në Serie A

Futboll

Pesë talentët që duhet t’i përcjellim këtë sezon në Serie A

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 00:08
Gianluigi Donnarumma

Futbolli Italian duket se po e rrimer vetën pas disa viteve jo të mira, vite këto të “zeza” me trukime të ndeshjeve dhe ngacmime të disa lojtarëve në baza racore.

Sezoni 2018/19 pritet të jetë tejet interesant. Përforcimet e Juventusit, Interit, Milanit dhe Romës duket se do ta rikthejnë lavdinë e dikurshme të Serie A. Megjithatë, përveç blerjeve të top yjeve të futbollit evropian, interesante do të jetë edhe paraqitja e talentëve premtues në skuadrat italiane.

Këta janë top 5 lojtarët e rinj për tu vëzhguar:

Alessio Romagnoli – AC Milan

23 vjecari Romagnoli ka provuar vetën edhe në sezonin e fundit, duke treguar se është njëri nga mbrojtësit më të mirë në ligë. Ende 23 vjeçar dhe ka 89 paraqitje  me “Rosonerët”. Karrierën e filloi me Romën, pastaj kaloi në formë huazimi tek Sampdoria, për tu transferuar në Milano në vitin 2015.

Lorenzo Pellegrini – AS Roma

Pellegrini, 22 vjeçar, është produkt i akademisë së Romës. Debutimin e tij e ka bërë në vitin 2015. Pozita natyrale e Pellegrinit është mesfushor defanziv. Sezonin e kaluar realizoi 3 gola dhe shtoi 4 asistime për skuadrën e Romës.

Federico Bernardeschi – Juventus

Talenti Italian është duke fituar vendin bazë në formacionin e Juventinëve. Ish anëtari i Fiorentinës ka mahnitur me paraqitjet e fundit. Sezonin e kaluar kontriboi me 4 gola dhe 6 asistime. Bernardeschi fitoi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, mirëpo, drejtuesit e Juves e kanë blinduar talentin. Skuadra ka besim se Frederico do të bëhet një nga anësorët më të mirë në futbollin evropian.

Andrea Belotti- Torino

Ylli dhe kapiteni i skuadrës së Torinos ende nuk ka arritur kulmin e karrierës së tij. Besohet se Belotti ka ende “gjëra” në bagazhin e tij për t’i shfaqur publikut. Belotti sezonin e kaluar ka qenë konkurent për titullin golashenuesi më i mirë në Serie A. Në 102 paraqitje me Torinon, Belotti ka realizuar 48 gola.

Gianluigi Donnarumma – AC Milan

Portieri i dytë më i ri që ka debutuar në Serie A. Gigi Donnarumma është bërë një nga portierët më të përfolur dhe më të vëzhguar qysh në moshën 16 vjeçare. Ai është më i riu që është paraqitur në Kombëtaren e Italisë.

Me gjithë këtë potencial, futbolli italian duket se do të rikthehet aty ku e ka vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat