Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: Duam që ky të jetë një vit historik për klubin

Futboll

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: Duam që ky të jetë një vit historik për klubin

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 06:30
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është duke kërkuar një vit historik për klubin dhe i ka kërkuar ekipit të shkojë më mirë sesa sezonin e kaluar.

Duke përmendur dështimin e klubit në sezonin e kaluar, ku u eliminuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve – Bartomeu ishte në gjendje të mirë përpara se të fillonte sezoni i ri i La Ligës.

Bartomeu shpreson që ky sezon të jetë historik për Barcelonën dhe pret nga futbollistët të bëjnë më mirë se sezonin e kaluar.

“Ne po hyjmë në një sezon të ri me shumë kënaqësi dhe pozitivitet”, ka thënë fillimisht Bartomeu në një konferencë në Barcelonë.

“Sezoni i kaluar ishte një mrekulli për klubin – ne morëm titullin e shtatë të ligës në dhjetë vjet dhe fituam trofeun e dyfishtë të vendit”.

“Këtë sezon ne synojmë të shkojmë një hap më tej”.

“Ishte e rëndësishme të fillonim me ngritjen e Superkupës spanjolle kundër një skuadre si Sevilla, e cila tashmë kishte luajtur ndeshje konkurruese këtë sezon”.

“Ne duam që ky të jetë një vit historik për klubin”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat