Bale kërkon që në Real të transferohet lojtari që kushton 100 milionë euro

Futboll

Bale kërkon që në Real të transferohet lojtari që kushton 100 milionë euro

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 06:58
Gareth Bale

Me ikjën e Ronaldos, siç duket është Gareth Bale ai që ka marrur primatin në skuadër.

Sipas disa raportimeve të mediave evropiane, udhëheqësit e klubit mbretëror kanë kërkuar mendimin e Bale rreth transferimit që duhet bërë.

Largimi i CR7 drejt Juves ka lënë boshllëk në fazën ofanzive të “mbretërve”. Klubi Madrilen siç duket po përgatitë një ofertë prej 100 milionë euro në drejtim të top sulmuesit të Serie A, anëtarit të Inter, Mauricio Icardi.

Gareth Bale u ka thënë drejtuesve të klubit se do të ishte i lumtur të luante me argjentinasin. Mbetët të shihet se a do t’ia arrijë klubi madrilien ti sigurojë shërbimet e Icardit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat