Çështja “Modric”, Real Madrid denoncon Interin te FIFA

Futboll

Çështja “Modric”, Real Madrid denoncon Interin te FIFA

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 09:56
Luka Modric

Real Madrid ka vendosur të veprojë në mënyrë ligjore ndaj Interit, që prej kohësh po interesohet për të marrë mesfushorin kroat Luka Modric. Presidenti i skuadrës “merengues”, Florentino Perez, i lodhur nga zërat dhe kontaktet e shpeshta që zikaltërit kanë me lojtarin e agjentin e tij, ka vendosur të denoncojë në FIFA ekipin e Interit. Arsyeja: Sjellje e paligjshme e skuadrës italiane.

Një lajm që konfirmon dëshirën e madhe që Interi ka për të marrë lojtarin kroat, nënkampionebote, por nga ana tjetër edhe synimin e Real për ta mbajtur lojtarin edhe sezonin e ardhshëm. Modric ka një klauzolë që shkon në 700 milionë euro dhe një kontratë me Real që skadon në vitin 2022. Për skuadrën e Real, drejtuesit e Interit kanë kontaktuar në mënyrë të paligjshme lojtarin 6 muaj para skadimit të kontratës aktuale që lojtari ka me klubin aktual.

Kjo është e palejuar nga FIFA për sa i përket rregullave të merkatos. Ndërkohë që, pritet reagimi nga skuadra e Interit, për t’u mbrojtur nga akuzat e ekipit spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat