Real Madridit i shfaqet një problem i madh para fillimit të sezonit të ri

Futboll

Real Madridit i shfaqet një problem i madh para fillimit të sezonit të ri

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:18
Real Madridi

Politika e transferimeve e ndjekur nga Real Madrid në vitet e fundit, ka bërë që kampionët aktualë të Evropës më shumë të shesin lojtarë sesa të blejnë.

Kjo politikë e ndjekur ka vënë në vështirësi të mëdha trajnerin e sapo ardhur te Real Madrid, Julen Lopetugei.

Për dallim nga Zinedine Zidane, që kishte yjet si Pepe, Danilo, James e Morata në bankën e rezervistëve, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Lopetugeui.

51 vjeçari sipas asaj që shkruan ‘AS, duket pa alternativa në bankinë me lojtarët që ka n ë dispozicion.

Pika e tij e fortë mbetet portieri Keylor Navas, që pritet të humbas vendin e titullarit pas transferimit të Thibaut Courtois.

Kujtojmë se pikërisht me një bankinë të fortë e më shumë alternativa, Zinedine Zidane arriti të kurorëzohet tre herë radhazi me titullin e Evropës.

Përndryshe sezoni i ri në La Liga nis këtë fundjavë, me Real Madridin që starton në ‘Santiago Bernabeu’ të dielën kundër Getafes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat