Klopp: Lëndimi i De Bruyne nuk ndryshon asgjë

Futboll

Klopp: Lëndimi i De Bruyne nuk ndryshon asgjë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 21:40
Jurgen Klopp

Për shumë kë, lëndimi i Kevin De Bruyne e ka vendosur Liverpoolin si favoritë kryesor për titull në Premierligë.

Por njëjtë nuk mendon trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Është budalla ai që mendon se De Bruyne do ta ndryshojë rrjedhën e kampionatit. Më pëlqen Kevin, e kam kërkuar me ngulm sa isha në Dortmund, por City ka shumë lojtarë kualitativ që mund ta mbulojnë pozitën e tij” ka thënë Klopp.

“Gundogan luan në atë pozicion, David Silva mund ta zëvendësojë, Phil Foden luan aty. Askush të mos shqetësohet për kualitetin e Manchester City. Ka shumë lojtarë aty” ka vazhduar gjermani, transmeton “Sky Sports”.

Kevin De Bruyne ishte lojtari kryesor i Manchester City sezonin e kaluar dhe është lojtari i preferuar i trajnerit Guardiola. De Bruyne pritet të mungojë rreth tre muaj shkaku i një lëndimi të pësuar në stërvitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat