Christian Eriksen vazhdon të zgjojë interesim për largim nga skuadra e Tottenham Hotspur.
Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.
“Don Balon” raporton se “Los Blancos” kërkojnë një mesfushor të ri kreativ në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk dëshiron të presë deri në janar për të sjellë një tjetër emër të madh.
Andaj, ai do ta tentojë blerjen e reprezentuesit danez para përfundimit të gushtit.