Serie A vjen në një tjetër dimension, pritet një sezon i jashtëzakonshëm

Futboll

Serie A vjen në një tjetër dimension, pritet një sezon i jashtëzakonshëm

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 11:05
Serie A

Të gjitha ekipet në Apenine e kanë marrë seriozisht këtë afat kalimtar, derisa kanë regjistruar transferime të jashtëzakonshme.

Që nga Juventusi, që zyrtarizoi ndoshta përforcimin e dekadës, Cristiano Ronaldon, e deri te Parma që mbrëmë konfirmoi ish-anëtarin e Romës, Gervinho.

Milani gjithashtu ishte mjaft aktiv, duke bërë blerje të mëdha si ajo e Higuainit, ani pse në formë të huazimit. Kujtojmë edhe marrëveshjen e shkëmbimit mes Rossonerëve e Bianconerëve. Bonnuci kaloi te “Zonja e Vjetër”, kurse supertalenti Caldara, zbarkoi në San Siro.

Roma pastaj ishte shumë aktive, duke mos lënë anash as Interin. Klubet mesatare e ato të nivelit të dytë gjithashtu ishin të angazhuara tejmase, andaj pritet një edicion i jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat