Me ndeshjen Feronikeli - Trepça 89 fillon sezoni i ri në Superligën e Kosovës në Futboll.
E kush do ta mendonte se pikërisht ky sezon do të zhvillohej pa legjenden e futbollit dhe ish kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Të gjithëve na duke një absurditet, por ja që është një e vërtetë e cila dhemb shumë dhe prekë çdo dashamirë të futbollit të Kosovës.
Fadil Vokrri ishte njeriu kryesor në sportin e futbollit të Kosovës, duke dhënë maksimumin për të mirën e këtij sporti, e duke u munduar që sa më shumë të afirmoj këtë sport drejt Evropës.
Trajner, analistë, lojtarë, drejtues të klubeve dhe çdokush që ka të bëjë me sportin e futbollit janë në dijeni për punën e madhe që ka bërë ish kryetari I Federatës së Futbollit dhe tashmë e dijnë se në stadiumet tona nuk do të jetë më Fadil Vokrri.
Synimet e Vokrrit ishin që futbolli i Kosovës të shkoj përpara, e sidomos Superliga e Kosovës, andaj edhe pse ai ka vdekur ka lënë mbrapa një numër të madh personash, të cilët merren me sportin dhe kanë synimin e përbashkët me të Vokrrit.
Andaj klubeve të futbollit, donatorëve të tyre nuk ju mbetet asgjë tjetër përpos të shikojnë përpara, të bëjnë më të mirën e mundur për këtë sport se pse Kosova njihet në rajon si djep i talentëve ë futbollit dhe Vokrri do të dëshironte ti shihte këta yje në arenën ndërkombëtare.