Në MLS është gati të thyhet rekordi që nuk e arritën as Drogba, Henry e Villa

Futboll

Në MLS është gati të thyhet rekordi që nuk e arritën as Drogba, Henry e Villa

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 16:52
Jozef Martinez

Jozef Martinez, ish lojtari i Torinos, duket se është adaptuar mjaft mirë në ligën amerikane.

25 vjeçari nga Venezuela është në rrugë të mirë për të thyer rekordin për më së shumti gola brenda një sezoni. Martinez, anëtar i Atlanta United,  deri tash ka realizuar 26 gola në 24 ndeshje të këtij sezoni duke mbetur me vetëm një golë larg rekordit që është vendosur nga Roy Lassiter në vitin 1996.

Martinez nuk pati performanca të mira në Serie A, mirëpo, sipas fjalëve të tij, nuk i ka mbetur merak që nuk e ka vazhduar karrierën në Itali.

“Njerëzit le të flasin çfarë të dojnë për kohën time në Serie A. Jo të gjitha ligat janë njësoj. Në Itali rrallëherë ka ndeshje që përfundojnë me rezultatin 5:0 ose 5:5, shpeshëherë ndeshjet mbyllen pa gola ose me rezultat minimal 1:0” ka deklaruar sulmuesi.

“Nuk kam asgjë kundër mënyres së lojës në Itali. Thjesht është tejet e taktizuar” ka vazhduar Martinez.

Sezoni në MLS është edhe dy muaj larg përfundimit dhe si duket rekordi i ri do të vendoset nga Jozef Martinez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat