Superliga nis me barazim

Futboll

Superliga nis me barazim

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 18:51
Ferronikelit dhe Trepçës ’89

Ka përfunduar me rezultat 1:1 ndeshja e parë e edicionit të ri në Ipko Superligë, në mes të Ferronikelit dhe Trepçës ’89.

Ndeshja u karakterizua me një pjesë të parë e cila i takoj komplet skuadrës së Ferronikelit ku edhe shënoi me Mendurim Hotin, ky i fundit, dy minuta para golit humbi një rast pothuajse të qind për qind.

Kurse pjesa e dytë ishte më e mirë për 89-shin, ku edhe arriti të barazoj rezultatin në 1:1, me golashënues Gzim Rusi. Ky i fundit debutoj me gol nën fanellën ‘minatorë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat